Në Mars, përfitoni nga programi i pasur i Pranverës Frankofone

Kultura frankofone ju pret nga data 4 deri më 30 Mars me më shumë se 40 aktivitete falas për t’ju argëtuar. Këtë vit, i gjithë programacioni i ofruar nga partnerë të shumtë shqiptarë dhe ndërkombëtarë është në internet (internet, zoom dhe media të tjera elektronike).

Ndërkohë që “The Van” një film franko-shqiptar është nominuar për Oscar-ët e vitit 2021 … ndiqni gjithashtu filma të bukur nga Kanadaja, Egjipti, Franca, Greqia, Luksemburgu dhe Zvicra. Dashamirësit e teatrit, do të marrin kënaqësi nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Për sa u përket adhuruesëve të letërsisë, ju ftojmë të mblidheni rreth Qendrës Kombëtare të Librit Shqiptar dhe Bibliotekës Kombëtare.

Jeni të nxënës ose gjimnazistë ? Një përzgjedhje e veçantë filmash dhe konkursesh ju presin.

Jeni student? Regjistrohuni në www.tiranurbcomp.com : ky konkurs urbanistik ndërkombëtar hedh vështrimin mbi një lagje historike në qendër të Tiranës. Ai organizohet nga Universiteti Polis i Tiranës, Instituti prestigjioz Federal i Teknologjisë Zvicerane në Lausanne, Qendra e Dizajnit Urban dhe Qendra e Zhvillimit të Biznesit dhe Kulturës KEPA në Selanik si dhe rrjeti ndërkombëtar i ekspertëve nga Ateliers de Cergy.

Shqipëria është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe frëngjishtja renditet tashmë si gjuha e 5-të më e folur në botë. Ajo është gjithashtu dhe gjuha e 4-t më e përdorur në internet: mjafton të na ndiqni dhe të na bashkoheni në www.frankofoni.al