Libër

4 mars : Hapja e muajit të frankofonisë me bisedë “ Letërsia franceze dhe frankofone në shqip”.

Fjala e hapjes e Ministres së Kulturës së Shqipërisë dhe  Ambasadoreve të Greqisë, të Francës, si dhe të Ambasadorit të Zvicrës

 

10 mars ora 19:00 : diskutim “Sllovenia dhe Franca në ndërgjegjen e një poeteje shqiptare propozuar nga Ambasada Sllovene. Me një prezantim të librit “ Era e sekreteve” nga Dasareta Mitro si dhe pjesëmarrjen e Znj. Mimoza Ahmeti.

 

10 mars : “Kafe Letrare mbi promovimin e frankofonisë dhe vlerave të saj” (promovimi i vlerave universale si dashuria, vuajtja, individi, liria dhe shpirti i njeriut modern), propozuar nga Aleanca franceze e Elbasanit

 

19 mars ora 17:00  : konferencë mbi “Figura e Charles Baudelaire” me Aleancën franceze të Korçës. Nga Laure Cambau dhe Luan Rama, evokim poetik i Baudelaire në poezinë franceze dhe frymën moderne që ajo solli si dhe preceptimi i ketij autori në Shqipëri në kohën e përkthimeve të para (1920-30) dhe censurave

 

Speciale për 200 vjetorin e Gustave Flaubert në bashkëpunim me Ministrinë franceze të Kulturës

23 mars ora 20:30 : filmi-debat jashtë serie Flaubert nga Figaro littéraire ju propozohet nga Aleanca Franceze e Tiranës dhe revista “Le Figaro littéraire”, në bashkëpunim me Institutin francez të Shkupit dhe Ambasadën franceze në Kosovë.

 

25 mars : “Kundera – ura midis Francës dhe anës tjetër të Derës së Hekurt” diskutim i propozuar nga Ambasada e Republikës Çeke.

 

25 mars, ora 11 :00 : Jehona e modernitetit të Gustav Floberit në këtë 200-vjetor ” – diskutim letrar (diskutime rreth proceseve stilistike : mes objektivitetit dhe subjektivitetit) e propozuar nga Aleanca franceze së Shkodrës.

 

25 mars : ekspozitë nga Biblioteka Kombëtare Shqiptare mbi “ Letërsinë franceze në gjuhën shqipe”.

 

27 mars ora 14:00 : me sallonin e librit të Ballkanit, diskutim “Maks Velo në frëngjisht”. Homazh për artistin dhe shkrimtarin, me rastin e përkthimit dhe botimit të veprës së tij “Klubi Karavasta”.

 

29 mars ora 17:00 : Bisedë letrare Letërsia frankofone e Magrebine përkthyer në shqip” nga Nonda Varfi. Akivitet i propozuar nga Universiteti politeknik (linku google meet per regjistrim paraprak)

 

31 mars ora 10:00 : konference “Sa dhe si nxirret në pah trashëgimia kultutore nëpërmjet komunikimit” propozuar nga Universiteti i Tiranës dhe l’Agjensia universitaire e frankofonisë.